Fituesit 2019
Eventi
Info per eventin 2019
28 Marsi shënoi përmbylljen e një gare, e cila prej disa muajsh hodhi dritë mbi idetë e projektet e të rinjve shqiptarë në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Super Generation, përmes disa fazave, njohu publikun me vajza dhe djem të qyteteve të ndryshëm, të cilëve iu dha mundësia për të bërë realitet projektin e tyre. Në eventin final, ALBtelecom jo vetëm përzgjodhi fituesit, por dhe i surprizoi tre projektet finaliste me çmime ekstra. Mario Alla, Gevio Tabaku, Dorian Kane dhe Kadri Manaj prezantuan idetë e tyre përpara jurisë me në krye Z. Tahsin Yilmaz, CEO-n e ALBtelecom. Z. Vasil Naçi, CEO dhe President i Agna Group, Znj. Dorina Çinari, Zv. Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Z. Seyhan Pencabligil, CEO i Bankës Kombëtare Tregtare vlerësuan me çmimin e parë 18 vjeçarin Mario Alla, i cili prezantoi aplikacionin Traveler.
PARTNERËT

Info
ALBtelecom përmes SuperGeneration hap një derë për talentet e reja. Nëse jeni një i ri i talentuar në fushën e teknologjisë së informacionit, keni shpirtin e garës dhe ide për të iniciuar në mënyrë individuale, ose në grup një start up tuajin, atëherë është koha t’i bashkoheni programit SuperGeneration. Keni një ide biznesi? Një ide për një aplikacion inovativ celulari? Një ide për një zgjidhje të re për komunitetin, apo që do të entuziazmonte konsumatorët? Atëherë jeni në vendin dhe kohën e duhur!
Na ndiq për më shumë
Për kontakt: DL_Corporate_Affairs@albtelecom.al